Rreth nesh

Misioni i PTK-së është "Të jetë gjithmonë prijëse në ofrimin e shërbimeve superiore të komunikimit, që ua përmirësojnë jetën të gjithë kosovarëve, përmes pasionit të njerëzve tanë dhe përmes përdorimit të teknologjisë më bashkëkohore të sprovuar".

Vizioni i PTK-së është "Të jetë forcë shtytëse në rritjen e prosperitetit të kombit dhe pasurimit të jetës së të gjithë kosovarëve.

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.A. (PTK) është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, e cila aktualisht përbëhet nga dy njësi të biznesit: Vala dhe Telekomi i Kosovës, përmes të cilave PTK-ja ofron një gamë të gjerë të produkteve të telefonisë mobile e fikse, me qëllim të përmbushjes së nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve.

Operatori i telefonisë mobile Vala ofron shërbime të llojllojshme për konsumatorët e saj. Vala ka shtrirë rrjetin e saj në tërë territorin e Kosovës dhe që një kohë të gjatë ofron për të gjithë konsumatorët e saj shërbimet më të avancuara të telefonisë mobile, brenda dhe jashtë operatorit Vala. Lansimi i produkteve të reja, atraktiviteti i shërbimeve të ofruara, çmimet tejet joshëse si dhe kualiteti i lartë, ka bërë që Operatori Publik VALA të jetë lider i shërbimeve të telekomunikimit në vend duke shërbyer mbi 1.2 milionë konsumatorë.

Njëkohësisht Telekomi i Kosovës mban primatin në tregun e telefonisë fikse dhe ka shndërruar rrjetin e vet analog në atë të gjeneratës së ardhshme (NGN), duke mundësuar ofrimin e shërbimeve të telefonisë, internetit dhe televizionit përmes protokollit të internetit (IPTV).

PTK në vazhdimësi synon që të jetë në hap me trendet botërore të zhvillimit, duke siguruar mbulueshmëri cilësore përmes rrjetit mobil të Vala-s dhe atij fiks të Telekomit të Kosovës në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në mënyrë që konsumatorët tanë të kenë shërbime sa më cilësore. PTK-ja operon në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe ka marrëveshje roaming me një numër të madh të operatorëve botërorë, në vende të ndryshme të botës.

PTK-ja ka përafërsisht 2400 punonjës ku Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 100% të aksioneve të PTK-së.

  • Na vizitoni në rrjetet sociale