Bazuar në të dhënat pr ...
Mbi 4.2 milionë mesazhe (SMS) ja ...
Edhe 10 milionë euro ...
VALA ka lansuar ofertën më ...
PTK lanson oferta dhe produkte të ...
Dhuratë me rimbushje të llogaris& ...
Të gjithë konsumatorët me pa ...
Lansimi i produkteve të reja, atraktiv ...
Operatori VALA ka lansuar një ofert&eu ...
Nga data 26 nëntor e deri me 1 dhjetor ...
Që nga fillimi i këtij muaji, Tel ...
Për herë të parë, Visar ...
Auditori i Pavarur BDO Kosova LLC ka vlerësuar pasqyrat financiare të vitit 2011 për Postën dhe Telekomunikacionin e Kosovës dhe ka shprehur mendim pozitiv, gjë e cila tregon për shkallën e lartë të përgjegjësisë që ka treguar menaxhmenti.Sipas opinionit të auditorit të jashtëm pasqyrat financiare për vitin 2011 prezantojnë drejt në të gjitha aspektet materiale pozicionin financiar të kompanisë deri më 31 dhjetor 2011 dhe performancën e saj financiare, ndryshimeve në ekuitet dhe rrjedhën e parasë për vitin e përfunduar në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.Në raport poashtu është konstatuar se në vitin 2011, PTK Sh.A ka dalë të jetë mjaft e kujdesshme në implementimin e politikave kontabël në vazhdimësi dhe aplikimin e ndryshimeve të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar. Kjo nënkupton se PTK Sh.A, ka bërë përgatitjen dhe prezantimin e drejt të pasqyrave financiare duke u liruar nga gabimet materiale, qoftë nga ndonjë mashtrim apo gabim, zgjedhjen dhe aplikimin e politikave kontabël dhe vlerësimet e kontabilitetit të cilat janë të arsyeshme për gjendjen financiare.Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës ka marrë opinionin pozitiv në përgatitjen dhe prezantimin e pasqyrave financiare në përputhje me SNRF (Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar), me c’rast është konstatuar se kompania ka pasur rritje të performancës financiare dhe transparencë të plotë.Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës në vazhdimësi ka qenë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, përmirësimit të kushteve të jetesës për shumë familje dhe është taksapaguesi më i madh për Buxhetin e Republikës së Kosovës.Këtë vit parashihet t’i alokohen 35 milionë euro dividentë Qeverisë së Kosovës, ndërsa deri më sot PTK Sh.A ka transferuar 25 milion euro.
Bordi i Drejtorëve i PTK Sh.A në mbledhjen e vet të fundit ka aprovuar Pasqyrat Financiare për vitin 2011.