PTK

VALA

TELEKOMI

Diaspora shpėrblen
Prishtinë  Data e publikimit : 2013-10-01 15:23:52

Loja shpërblyese “Diaspora shpërblen”, që organizohet nga PTK-VALA, do të zgjasë nga data 1 tetor deri më 26 dhjetor 2013, për të gjithë konsumatorët e VALA që pranojnë thirrje ndërkombëtare në telefonat e tyre mobilë.

Përzgjedhja e fituesve të lojës shpërblyese do të bëhet në baza javore dhe mujore. Për të marrë pjesë në lojën shpërblyese javore, një thirrje duhet të zgjasë më shumë se 5 minuta, ose, 20 thirrje telefonike duhet të kenë kohëzgjatje së paku 1 minutë për çdo thirrje. Ndërsa, për të marrë pjesë në lojën shpërblyese mujore, një thirrje duhet të zgjasë më shumë se 10 minuta, ose, 40 thirrje telefonike duhet të kenë kohëzgjatje së paku 1 minutë për çdo thirrje.

Shpërblimet javore janë: Laptopë, tableta, telefona mobilë (smartphone) dhe telefona të thjeshtë, fotoaparate digjitale, HDD dhe pako të Vala. Ndërsa, shpërblimi mujor është skuter ose ndonjë udhëtim jashtë vendit.


Vala vazhdon të jetë afër konsumatorëve të vet.

Vala është e Kosovës!
 


  • Na vizitoni në rrjetet sociale