Bazuar në të dhënat pr ...
Mbi 4.2 milionë mesazhe (SMS) ja ...
Edhe 10 milionë euro ...
VALA ka lansuar ofertën më ...
PTK lanson oferta dhe produkte të ...
Dhuratë me rimbushje të llogaris& ...
Të gjithë konsumatorët me pa ...
Lansimi i produkteve të reja, atraktiv ...
Operatori VALA ka lansuar një ofert&eu ...
Nga data 26 nëntor e deri me 1 dhjetor ...
Që nga fillimi i këtij muaji, Tel ...
Për herë të parë, Visar ...
Që nga fillimi i këtij muaji, Telekomi i Kosovës ka avancuar rritjen e shpejtësisë dhe cilësisë së internetit për të gjithë parapaguesit e vet që tash e tutje do të jetë katërfish më i shpejtë.
Kjo do të thotë se të gjithë konsumatorët që shpejtësinë e tyre të internetit e kanë pasur 512 Kbps, tash e tutje kjo shpejtësi do të arrijë në 2.0 Mbps, derisa ata që kanë pasur 1 Mbps do ta kenë 4 Mbps, e kështu me radhë. Shpejtësia e internetit që është duke u rritur në vijimësi, e bën këtë shërbim shumë më të dobishëm për të gjithë shfrytëzuesit e TiK0n-it.
Me qëllim të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve të vet, Telekomi i Kosovës, ka ndërmarrë hapat e duhur për rritjen e kualitetit të shërbimeve që janë në interes të konsumatorëve, në një anë, por edhe duke përmbushur kërkesat e tyre të vazhdueshme, nga ana tjetër.
“Katërfishimi i shpejtësisë së shërbimit të internetit (TiKon), është edhe një sukses i radhës i kompanisë sonë në plotësimin e kërkesave të konsumatorëve tanë me internet më cilësor dhe kjo është dhurata më e mirë që PTK u ofron të gjithë konsumatorëve të saj në prag të festave të fund-vitit”, ka deklaruar me këtë rast Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Dr. Shyqyri Haxha.
Oferta më e re e Telekomit jo vetëm që është katërfishuar për sa i përket kapacitetit të internetit, por si gjithmonë do të jetë shumë e volitshme dhe tërheqëse për konsumatorët tanë, për shkak të çmimit, por edhe për shkak të mundësisë që ka çdo konsumator për të shfrytëzuar në maksimum këtë shërbim kualitativ.
Telekomi i Kosovës është në përgatitje të ofertave të reja për shërbimet e zërit (TiKtel) dhe ato mediale (TiKtv) me të cilat synon të befasojë këndshëm të gjithë konsumatorët përmes ofrimit të produkteve dhe shërbimeve të reja dhe atraktive.