PTK

VALA

TELEKOMI

POSTA

Mullinjtė e vjetėr nė pullė postare
Prishtinë  Data e publikimit : 2012-01-10 17:10:15

Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare me titull:”Mullinjtë e vjetër”.
N‎ë Kosovë krahas arkitektur‎ës s‎ë vjet‎ër si pjes‎ë e trash‎ëgimis‎ë ilire-pellazgo-shqiptare hyjn‎ë edhe mullinjt‎ë. Mullinjt‎ë zakonisht nd‎ërtoheshin n‎ë ato vende ku rrjedha e lumit ishte mjaft e fuqishme n‎ë m‎ënyr‎ë q‎ë mos t‎ë ket‎ë pengesa rrotullimi i gurit. Kombinimi i drurit dhe gurit n‎ë arkitektur‎ën e k‎ëtyre mullinjve ‎ësht‎ë v‎ërtet mbresëlënës, edhe sot n‎ë mullinjt‎ë aktiv ekzistojn‎ë punimet e gdhendura në dru.
Arkitektura e mullinjve, aroma e miellit dhe drurit, zhurma e rrjedhjes së ujit, padyshim joshin turistët dhe zgjojnë kureshtjen e vizitorëve të shumtë.
Me emetimin e emisionit “Mullinjtë e vjetër”, Filatelia e Postës së Kosovës vazhdon me promovimin e thesareve të trashëgimisë së begatshme të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht jep kontribut të pamohueshëm në ruajtjen e vlerave kulturore e historike të shtetit.
Konsumatorët e produkteve të Filatelisë së Postës së Kosovës, pullat postare dhe bllokun filatelik nga ky emision do ta kenë në dispozicion që nga 02.11.2011 në të gjitha zyret postare.


  • Na vizitoni në rrjetet sociale