PTK

VALA

TELEKOMI

Nė 12 vjetorin e saj - VALA befasi pėr 12 shtete
Prishtinë  Data e publikimit : 2012-02-15 15:02:02

Në dymbëdhjetë vjetorin e saj, VALA ka lansuar ofertën më të re: “Befasi për 12 shtete”, që përfshinë zbritjen e thirrjeve për 50 për qind për destinacionet evropiane dhe tejoqeanike, si: SHBA, Kanada, Zelandë e Re, Australi, Angli, Zvicër, Austri, Gjermani, Francë, Itali, Suedi dhe Slloveni.

Por, kjo zbritje për 50 për qind nuk do jetë përfitimi i vetëm i konsumatorëve të VALA-s, pasi që “Java e Pavarësisë” është një tjetër dhuratë për konsumatorët e VALA-s, sepse gjatë kësaj jave duke filluar nga data 15 deri më 21 shkurt të gjitha thirrjet dhe sms-të brenda rrjetit Vala do të jenë vetem 0.03 Euro.

VALA në vazhdën e përkushtimt maksimal në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve të saj, ofron zbritje të re për thirrjet drejtuara SHBA-së dhe Kanadasë nga 0.46 euro në 0.28 euro, thirrjet drejt Australisë dhe Zelandës së Re nga 0.92 euro në 0.46 euro si dhe vendeve evropiane nga 0.56 euro në 0.30 euro.

Faza e parë ka përfshirë shtetet tej oqeanike si SHBA, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re. Kjo zbritje është aplikuar që nga data 18 tetor 2011, ndërkohë që deri në fund të muajit të kaluar është arritur një trafik prej 95,607 minuta. Faza e dytë ka përfshirë tri destincionet kryesore evropiane si Austria, Gjermania dhe Zvicra që nga data 24 dhjetor 2011 dhe deri në fund të muajit të kaluar është arritur një trafik drejt këtyre destinacioneve prej 876,482 minuta. Kjo do të thotë se brenda kësaj periudhe kohore, VALA ka gjeneruar një trafik të përgjithshëm prej 1 milionë minutash në këto destinacione ndërkombëtare.

“Në 12 vjetorin e saj, VALA ka menduar t’u bëjë një dhuratë tepër të këndshme gjithë konsumatorëve që duan të komunikojnë me të afërmit e tyre jashtë kufijve . Kjo do të thotë se thirrjet telefonike me bashkëatdhetarët tanë në Evropë dhe në shtetet tejoqeanike do të kenë zbritje për 50 për qind”, ka deklaruar u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, z.Nuredin Krasniqi gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast.

Ai ka thënë poashtu se të gjitha thirrjet në këto destinacione do të tarifohen 30 cent për minutë dhe kjo është edhe një premtim tjetër i përmbushur i VALA-s ndaj besnikërisë së konsumatorëve të saj

Nga ana e tij, kryetari i Bordit të Drejtorëve të PTK-së, z.Rexhë Gjonbalaj ka thënë se shënimi i 12 vjetorit të VALA-s është sukses që i takon të gjithë punëtorëve të kësaj kompanie.

“Rezultatet e arritura për këto 12 vite të operimit të VALA-s janë evidente dhe të prekshme jo vetëm nga konsumatorët tanë, por edhe me gjerë, për faktin se nga fitimi i realizuar dhe nga kontributet e operatorit VALA, janë bërë shumë investime kapitale”, ka pohuar z.Gjonbalaj.

 

Ndërkaq kreu i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, z.Besim Beqaj ka thënë se ulja e çmimit të thirrjeve nga ana e PTK-së do t’u mundësojë konsumatorëve që të komunikojnë më lehtë me miqtë dhe të afërmit e tyre kudo në botë.

 

“Ky përvjetor i VALA-s bëhet akoma më domethënës me ofertën e saj më të re për zbritjen e thirrjeve prej 50 për qind për këto 12 shtete”, është shprehur ministri Besim Beqaj.

Gjithashtu në fillim të këtij viti, VALA ka bërë edhe zbritjen e çmimit te GPRS-it për 50 për qind për konsumatorët Postpaid, ndërsa sa i përket konsumatorëve Prepaid, Vala ka përgatitur dy oferta, njërën njëjavore prej 100 MB dhe tjetra mujore me kapacitet 500 MB.

Operatori Vala çdo ditë e më shumë është duke shtuar numrin e konsumatorëve si dhe në të njëjtën kohë është duke ngritur standardin e saj.

Për të gjitha thirrjet në destinacionet SHBA, Kanada, Australi dhe Zelande të Re si dhe vendet evropiane, tash e tutje Vala ofron këto çmime:

 

Destinacioni

Cmimi paraprak

Cmimi aktual

SHBA

0.46

0.28

Kanada

0.46

0.28

Zelandë e Re

0.92

0.46

Australi

0.92

0.46

Angli

0.56

0.30

Zvicër

0.56

0.30

Austri

0.56

0.30

Gjermani

0.56

0.30

Francë

0.56

0.30

Itali

0.56

0.30

Suedi

0.56

0.30

Slloveni

0.56

0.30

 


  • Na vizitoni në rrjetet sociale