Qendra e Thirrjeve me numër unik për trajtimin e thirrjeve

Konsumatorët e Vala-s dhe Telekomit të Kosovës duke filluar nga dita e sotme për t’u lidhur me ndonjërin nga operatorët e Qendrës së Thirrjeve, do të formojnë vetëm numrin 080010000.

Vala dhe Telekomi i Kosovës shpërndanë 2015 dhurata për fëmijë

U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, Mehdi Latifaj ka ndarë të martën dhurata për fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë për nder të festës së Vitit të Ri.

Ftesë publike për partneritet

Me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira për konsumatorët Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.A. (PTK), respektivisht Vala dhe Telekomi i Kosovës, ftojnë kompanitë e interesuara që të bëhen pjesë e partneritetit për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve telekomunikuese.

Njoftim për miratimin e kodeve të shkurta

Konsumatorë të nderuar, Telekomi i Kosovës në bazë të Ligjit për Komunikime Elektronike, ka zëvendësuar numrat e shërbimeve te Telekomit të Kosovës me numra të rinj (aktual).

Hiqet nga funksioni centrali i fundit analog

Rrjeti Qëndror, i cili si njësi biznesi e PTK Sh.A menaxhon me infrastrukturën telekomunikuese të Kosovës, e përfundoi me sukses migrimin e plotë të konsumatorve nga rrjeti i vjetër analog në rrjetin e ri digjital, të gjeneratës më të re (NGN).

Telefoni fikse PTK dhe internet edhe për 17 lokacione të reja në Kosovë

Projekti i Telekomit të Kosovës për shtrirjen e rrjetit në 17 lokacione të Kosovës - vlera e përgjithshme e projektit, e cila kap shifrën mbi 10 milionë euro - është inauguruar të enjten, me lansimin e linjave të telefonisë fikse dhe internetit në fshatin Isniq.